Rrethi i 76-të çiklistik i Shqipërisë këtë vit ka nisur nga Shkodra me itinerarin Shkodër-Reps-Shkodër. Fillmisht përpara nisjes së etapës së parë në Shkodër i pranishëm ishte delegati i federatës botërore të çiklizmit Yehoshua Kopitko

i cili zhvilloi një takim me përfaqësues të federatës shqiptare të çiklizmit dhe përfaqësues të ekipeve dhe specialistë të ndryshëm duke folur për anën teknike të garave në rrethin e 76-të çiklistik të Shqipërisë.

Skuadra e Vllaznisë në rrethin e 76-të çiklistik ashtu si në garat e tjera kombëtare synon që të bëjë një paraqitje dinjitoze dhe të marrë vendet e para në renditje.