Turneu ndërkombëtar “Gongu i Artë” që u zhvillua për dy ditë me radhë në Shkup të Maqedonisë është mbyllur  me sukses për boksierët e kombëtares shqiptare. Albi Sorra dhe Alban Beqiri kanë qenë boksierët e parë që kanë marrë medaljet e arta. Interesante edhe finalja e peshës 91 kg ku shkodrani Kristian Demaj pas fitores një ditë më parë ndaj një boksieri bullgar, në finale është ndeshur me një maqedonas.

Megjithatë kjo nuk ka qenë pengesë për të sepse e ka dominuar ndeshjen në të gjitha drejtimet duke e mundur kundërshtarin dhe duke marrë kështu medaljen e tretë të artë për kombëtaren tonë. Por suksesi i kuqezinjve tanë nuk do mbyllej me kaq. Juria e turneut e përbërë nga specialistë dhe trajnerë, ka vendosur që t’i japë Kristian Demajt edhe trofeun e boksierit më të mirë duke e kompletuar edhe më shumë suksesin e tanëve. “Gongu i Artë” 2014 është mbyllur me një fund të shkëlqyer. Ka qenë një sukses jo i vogël marrja e tre medaljeve të arta në këtë turne ku përveç boksierëve nga Shqipëria merrnin pjesë edhe sportistë nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Serbia, Anglia dhe Bosnje Herzegovina.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/UuQm_XhZ4c4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMURI I BERLINIT, GJERMANIA FESTON 25 VJETORIN
Artikulli tjetër25 VITE NGA RËNIA E MURIT TË BERLINIT