Koalicioni qeverisës do të përpiqet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi para vizitës së Zëvendëspresidentit Joe Biden i cili do të jetë në Prishtinë më 17 gusht.

Burimet bëjnë me dije se projektligji i marrëveshjes së demarkacionit do të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme Javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës e shqyrton Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi. Data më e përafërt mund të jetë 11 gushti. Burime të Gazetës Express brenda Qeverisë thonë se demarkacioni pritet të ratifikohet para ardhjes së Joe Biden në Kosovë. Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta vizitojë Kosovën më 17 gusht.

Artikulli paraprakBRËNDA LABORATORËVE TË DROGËS NË PEJË, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërABUZIME TEK KOLAUDIMET, 2 SHTETAS NE PRANGA