KRAJA: DREJTORIA E BUJQËSISË KA MARRË MASA PËR RASTE EMERGJENTE. Fermerët që janë prekur nga përmbytjet e herë pas hershme që nga viti 2010 e më pas janë dëmshpërblyer vetëm për përmbytjet e para.

Përgjegjësi i shërbimit veterinar në drejtorinë rajonale të bujqësisë Selim Kraja bën të ditur një gjë të tillë. Sipas tij për përmbytjen e dytë masive dëmshpërblimi ka qenë i pjesshëm dhe asnjë qindarkë nuk është dhënë për herën e tretë e të katërt kur zonat e nënshkodrës janë përmbytur.Drejtoria rajonale e bujqësisë thotë Kraja ka marrë masat e duhura për tu përgatitur për çdo situatë emergjente në rast të përmbytjeve. Edhe shërbimi veterinar është gati për çdo situatë të papriturpër të përballuar përmbytjet.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/O41PLtbsnnQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]