VELIAJ: DO TË RRISIM FONDIN PËR KËTA PËRSONA VITIN TJETËR.Vazhdon shpërndarja e këstit për të përndjekurit politikë që ende gjallë.

I pranishëm në shpërndarjen e këtij fondi ishte edhe ministri I mirëqenies sociale Erion Veliaj I cili ka shprehur bindjen se ky është një premtim I mbajtur duke I dhënë në radhë të parë mundësi ish të përndjekurve që janë gjallë. Vetëm për këtë javë do të përfitojnë këstin e dytë rreth 41 persona. Ndërkohë që nga 2700 ish të të përndjekur që jetojnë rreth 1300 prej tyre kanë dorëzuar të plotë dokumentacionin. Veliaj prezantoi edhe dy nisma të tjera ligjore në favor të fëmijëve për ish të përndjekurit.Për vitin e ardhshëm qeveria ka premtuar rreth që fondi për ish të përndjekurit të arrij në 20 milionë dollarë dhe deri në fundi të vitit të tretë qeverisës të dëmshpërblen të gjithë ish të përndjekur që janë ende gjallë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/rvLSS7Kdlfo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]