Zjarret e përhapura në zonën e Fushë-Arrëzit në Pukë kanë shkaktuar dëmtime edhe të shtyllave elektrike, për pasojë ndërprerjen e energjisë.

Kështu zona te caktuara ne Puke u perfshine nga zjarret, duke shkaktuar deme te ndryshme,perfshirëdhe pajisje te Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike.

Flaket dogjën percjellesat dhe kabinat ne disa zona, duke sjelle per pasoje mungesen e energjise elektrike.

Ne te tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qene e detyruar te stakoje linjat per mase sigurie.

Raportimet nga terreni flasin per demtim te tre fiderave ne Lak Loshi, Tuç dhe Munellë. Raportohet se ka demtime te konsiderushme ne percjelles dhe izolator, si dhe e kabllo te Tensionit te Ulet.

Sikurse shihet nga fotot dhe pamjet filmike, situata duket e renduar.

Megjithate, e gjithe struktura e punonjesve te Drejtorise Rajonale Shkoder per riparimin e rrjetave elektrike eshte ne terren per eliminimin e demeve te shkaktuara dhe venien ne pune te linjave elektrike.

Ndërkohë bëhet me dijë se tashmë rrjeti elektrik është riparuar dhe që nga dita e sotme do të ketë furnizim me energji elektrike ne të gjithë zonën.

Aktualisht, kanë marrë energji të gjithë abonentët që mbulohen me furnizim nga NST i tTucit”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.