Ambasada e SHBA ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që dënoi Emiljano Shullazin me 14 vite burg.

Në një njoftim për mediat, ambasada e SHBA e cilëson këtë vendim si hap domethënës përpara qytetarëve të cilët presin drejtësi nga sistemi gjyqësor.

Gjithashtu, ambasada e SHBA vlerëson edhe punën e prokurorëve të cilët bindën gjykatën me prova për fajësinë e Shullazit dhe katër anëtarëve të bandës së tij.

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.

Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti.

Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?