Tre shqiptarë të cilët ndodheshin ilegalisht në Britani, dy meshkuj dhe një grua, u dënuan me burg në Britaninë e Madhe, për përfshirje në prodhimin e kanabisit.

Valbona Furiku, 32-vjeçare u dënua me gjashtë muaj burg, dhe sapo të përfundojë dënimin do të deportohet në Shqipëri. Islam Gjuta u dënua me tre vite burg, ndërsa Lumjan Matmuja me nëntë muaj.

Hetimet për ta kanë nisur që në muajin dhjetor të vitit 2018, kur policia britanike gjeti në dy shtëpi të mëdha, sasi kanabisi. Vlera e drogës së sekuestruar shkonte në total 137.000 Paund.

Ismail Gjuta 23-vjeçar, u pa duke dalë nga një shtëpi në Vinery Terrace me një çantë të madhe dhe hyri në shtëpinë e Lumjan Matmujës në Gledhow. Në të dyja shtëpitë autoritetet gjetën kanabis. Kanabis u gjet edhe në shtëpinë e 32-vjeçares Valbona Furiku, në Ivy Grove.

Avokati i Gjutës dha se klienti i tij është një punëtor ndërtimi, i cili është në borxhe. Ndërkohë, avokati i Matmujës u shpreh se shqiptari është thjesht një kopshtar.

Për 32-vjeçaren Furiku, avokati tha se ajo është infermiere e kualifikuar, por që nuk mundi të gjejë punë në Shqipëri. Kështu që mori para borxh nga familja dhe erdhi në Britani.

“Nuk e dinte që ishte kanabis. Nuk ka marrë asnjë pagesë. Kur erdhi në Britani asaj iu dha një kartë identiteti”, tha Robin Freeze.