Gjykata për Krime të Rënda dënon me burgim të përjetshëm, Fatjon Karmeshtnen, për vrasjen e Suela Sulës, në prill të 2016-ës. Krimi u bë me urdhër të bashkëshortit të Suelës, Sadetin Sula, i cili gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm në një vendim të qershorit 2018.35-vjeçari Fatjon Karmeshtna,

baba i katër fëmijëve, më 18 prill 2016 ka mbytur me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sul, nënë e tre fëmijëve.Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës.

Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrte gjysmën e mobilerisë. fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilerinë familjes Sula

dhe sherri i fundit mes dy bashkëshortëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 35-vjeçari. Kujtojmë se për këtë ngjarje gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm bashkëshortin e viktimës Sadetin Sula,

i cili akuzohet për urdherimin e vrasjes së gruas së tij Suela Sula. Viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi i Suela Sulës gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare.

Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës.Si fillim rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person.

Artikulli paraprakGUR I ZI, BASHKIA DO TË RRISË INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërSHKODËR, GATI FESTIVALI “PRANDVERË ME KANGË”