Dënohet me burg të përjetshëm grekja e cila vrau një vit më parë shqiptarin Valton Loka, në Kretë.

Shqiptari 35-vjeçar, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç, u vra në 10 nëntor 2017 në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, 26-vjeçare, përdoruese droge.

Mësohet se familja e tij jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë.
Mësohet se autorja ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen. Shqiptari 35-vjeçari u përpoq të ndihmonte 26-vjeçaren e cila është përdoruese e drogërave, por ajo e goditi me thikë në kraharor duke e lënë të vdekur në vend.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë. Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit.

Autorja e vrasjes së shqiptarit, ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 26-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqenëse është përdoruese droge. Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka.

Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit, Kretës duke shitur trupin e saj.

Në orët e para të ditës së krimit, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi.

Artikulli paraprakSHPËRNDANTE KOKAINË NË SHTËPI, ARRESTOHET 24 VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërDENONCIMI I SHQIPTARES ZBULOI RRJETIN E PROSTITUCIONIT