Disa agjentë të CIA janë arrestuar nga policia Iraniane pasi dyshoheshin se shërbenin si spiunë.

Gjykata e Iranit ka vendosur 2 prej të arrestuarëve 10 vjet burg ndërsa një tjetër e ka dënuar me vdekje. Vendimi i fundit është lënë pezull për shqyrtim të mëtejshëm.

Sipas asaj që bën të ditur qeveria iraniane, këta agjentë dyshohej se mblidhnin informacion mbi forcat ushtarake të Iranit si dhe për institucione ku bëheshin teste nukleare.
Më pas këto informacione do të dërgoheshin në SHBA dhe në Britani.

Në rradhët e të arrestuarve është dhe një antropologjist i cili përsëri dyshohet për spiunazh ose të ketë lidhje me inteligjenca të shteteve të tjera.