Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla. Deputeti socialist pas vendimit tha për mediat se ky është një vendim historik.

“Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje.

Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Artikulli paraprakMBLIDHET KLP-JA, IBRAHIMI THIRRJE PROKURORËVE: APLIKONI PËR SPAK-UN
Artikulli tjetërSHKODËR, NGUJOHEN STUDENTËT NË FAKULTETIN EKONOMIK