Gjykata e Krimeve të Rënda në Bari dënoi me burgim të përjetshëm 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska, i cili akuzohet për vrasjen e piktores italiane 71-vjeçare Rosa Maria Radicci, vrarë në shtëpinë e saj në Palese (Bari) më 13 nëntor 2016.

Gjatë leximit të vendimit, familjarët e të ndjerës, janë përqafuar dhe të mbytur në lot kanë duatrokituar gjykatësin, ndërsa shqiptari, në qeli ka qëndruar në heshtje.

“Më në fund”, thanë djali dhe nusja e të moshuarës së vrarë, teksa lanë Gjykatën, duke shtuar se i është rikthyer besimi në drejtësi. “Falë atyre që e bënë të mundur.

Asnjë dënim nuk do të mund të na e kthejë nënën tonë, por ky është një dënim i drejtë”, thanë ata për gazetarët.

Gjykatësit kanë urdhëruar, si një dënim shtesë, ndalimin e përhershëm nga funksionet publike dhe heqjen e autoritetit prindëror, duke dënuar gjithashtu 30-vjeçarin që të paguajë dëmet ndaj dy djemve, nuses dhe nipit të viktimës.

Gruaja, me profesion piktore u mbyt nga shqiptari i cili i vuri një qese në kokë dhe më tej e la pa frymë duke e mbytur. Shqiptari ka punuar në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjata.

I riu ishte pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, ishte pikërisht kjo arsyeja ai ka vrarë të ëmën e ish-shefit të tij për tu hakmarrë.

Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares.

Por në mesin e provave, prokuroria posedon edhe pamje filmike të marra nga kamerat e zonës,

në të cilat dallohet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës dhe u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të së moshuarës.