Një shpërndarës droge adoleshent me origjinë nga Shqipëria u kap nga policia angleze pasi po e drejtonte makinën në drejtim të gabuar.

Ai u përpoq t’i largohej policisë, por u kap me drogë në xhep dhe rreth 200 sterlina.
Policia i gjeti një patentë rumune me vete, por nuk dukej bindëse, edhe pse djali këmbëngulte që ishte rumuni në foto.

Vetëm pasi morën një përkthyes e kuptuan që ishte shqiptar dhe jo rumun, dhe që quhej Namik H.
18-vjeçari u dënua me 18 muaj heqje lirie për ta vuajtur në një burg për të mitur.

Artikulli paraprakNJË TON KANABIS E SEKUESTRUAR SOT U TRAFIKUA NGA DY GOMONET
Artikulli tjetërBURG DHE GJOBË PËR ANGLEZIN QË TRAFIKONTE SHQIPTARË ME SKAF