Hetimet e përfunduara për klubin Vllaznia dhe dërgimi nga prokuroria si të pandehur në gjykatën e Shkodrës për tre ish-zyrtarë të kuqebluve ka nxitur një prind të një futbollisti gjatë asaj kohe. Adnan Nikshiqi është babai i futbollistit Taulant Nikshiqi.

Ky i fundit në 2013-2014 kishte një kontratë me Vllazninë ndërsa duhej të paguhej 200 mijë lekë të vjetër në muaj. Për 10 muaj me radhë drejtuesit nuk ia kanë dhënë pagën edhe pse kishte kontratë.

Pasi luajti tek Veleçiku, Ada dhe Burreli, Taulant Nikshiqi shkoi në Gjermani dhe prej një viti luan me Tussrusingen në Kategorinë e Katërt. Është detyruar të emigrojë duke parë padrejtësitë në Shkodër.

Adnani ka një mesazh për prindërit e tjerë të futbollistëve të rinj të Vllaznisë që mund të jenë viktimë si ai.

Atë që ka ndodhur me futbollistin Taulant Nikshiqi tek Vllaznia, babai i tij e cilëson si një krim.

Dy prindërit e Taulantit, Adnani dhe Vjollca dy punëtor të thjeshtë pa pasuri dhe lidhje me të fortët kanë sakrifikuar shumë për vite me radhë për djalin e tyre dhe në fund përveç sorollatjes Vllaznia i ka keqtrajtuar duke mos i dhënë as një pagë 200 mijë lekëshe.

Në fund Adnan Nikshiqi largohet me biçikletën e tij sepse ashtu si gjithmonë duhet të kap orarin e punës.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE