Studiuesi Taulant Muka është emëruar në postin e zv/ ministrit të Arsimit dhe Sportit në vendin e Ervin Demos. Ky i fundit u largua duke dhënë dorëheqjen, pasi u denoncua për plagjiaturë.

Interesant është fakti që ishte pikërisht Muka, që denoncoi Ervin Demon për plagjiaturë, ndërsa kryeministri Rama ka preferuar që të ishte pikërisht studiuesi që ta zëvendësonte në këtë post.

Në datë 6 tetor studiuesi Taulant Muka denoncoi Ervin Demo për plagjiaturë. Ai publikoi edhe foton krahasuese të materialit origjinal dhe kopjes së zv/ministrit, që është publikuar në revistat ndërkombëtare.

Pas këtij vendimi Demo u largua duke dhënë dorëheqjen, ndërsa në mbledhjen e sotme të qeverisë është bërë emërimi i Taulant Mukës.