ATO NJIHEN ME ECURINË E KËTIJ INVESTIMI DHE PAGESAT E NJËSIVE VENDORE.Drejtuesit më të lartë të prezencës së OSBE në Shqipëri të shoqeruar edhe nga anëtarë të komisionit të mjedisit, kanë vizituar nga afër landfillin e Bushatit.

Gjatë kësaj vizite, të shoqëruar edhe nga kreu I OSBE në SHqipëri ato janë njohur me funksionimin e ketij landfilli I cili eshte ndertuar disa vite me pare me kontributin e Komunes Bushat dhe Qeverise Shqiptare. Gjate kesaj vizite, kryetari I Komunes Bushat Zef Hila, ka njohur perfaqesuesit e OSBE dhe deputetet e parlamentit Shqiptar,  jo vetem me investimin por edhe me funsksionimin e ketij landfilli I cili ka zgjidhur problemin e mbetjeve urbane ne Qarkun Shkoder dhe Lezhe.

Gjate kesaj vizite, anetaret e komisionit parlamentar te mjedisit, kane theksuar domosdoshmerine e shlyerjes se detyrimeve nga njesite vendore, ne menyre qe ky landfill, te ruaje standartet ekologjike, per te ruajtur ecurine pozitive te funskinimit te ketij landfilli.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/joTBwFxkxGk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]