PËR HERË TË PARË JEPET MOTIVI QË FSHIHET PAS SKENARIT TË VRASJES SË DY DEPUTETËVE. Për herë të parë jepet motivi që fshihet pas skenarit të vrasjes së dy deputetëve, Mhill Fufi dhe Tom Doshi, të urdhëruar dhe paguar nga Ilir Meta, të bërë publike nga deputeti Doshi. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme historia e sajuar nga deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe i dyshuari Durim Bami ka pasur një qëllim:

Ndaj kryetarit të Parlamentit të niste  ndjekje penale. Përgjigjja e pyetjes PSE, që fshihet pas kësaj historie, Prokuroria e Përgjithshme e zbulon mes rreshtave të dokumentit të urdhërndalimit të firmosur nga kryeprokurori Adriatik Lalla për deputetin Mark Frroku “Nga kryerja e veprimeve krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas nga organi procedures ka qenë e sajuar prej tij deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit zotit Ilir Meta.” thuhet në dokument.

Artikulli paraprakQENDRA E BE PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E TEATROVE