Pavarësisht premtimeve elektorale Malësia e Madhe po varfërohet cdo ditë. E gjithë zona nga Vraka deri në Vermosh po përballet me vështirësi ekonomike.

Kryefjala e fushatave elektorale ishte hapja e vendeve të punës por në fakt në Malësi të Madhe ka ndodhur e kundërta vendet e punës po mbyllen cdo ditë dhe njerëzit po varfërohen më shumë.

Këshilltari i djathtë i bashkisë Malësi e Madhe Luigj Gega thotë se 1500 familje të kësaj zone janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Nga 2200 familje që ishin në listën përfituese kanë mbetur 700 familje.

Papunësia, dhe ekonomia e dobët cdo ditë po detyron largimin masiv të banorëvë të Malësisë së Madhe. Sipas këshilltarit Gega 200 persona janë larguar drejt Europës vetëm muajt e fundit.

Malësia e Madhe është një nga rrethet veriore të Shqipërisë me bukuri të shumta natyrore, siç janë Liqeni i Shkodrës dhe pikat turistike malore të Vermoshit, Razmës dhe Bogës.

Por burokracitë e shumta të hallkave shtetërore, pushtetit vendor dhe deputetëve të zonës kanë bërë që Malësia e Madhe të rënditet ndër zonat më të varfëra në vend.

Autoritetet vendore duket se nuk po bëjnë qoftë asnjë përpjekje për shfrytëzimin e këtyre pasurive, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Malësi të Madhe.

Artikulli paraprakSPITALI I LEZHËS PA “MAMOGRAFI”
Artikulli tjetërAUSTRALI, AVIONI USHTARAK FUTET MES GRADAÇELAVE