Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur.

I pyetur nga Deutsche Welle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar,

gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.

Thorsten Frei: “Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur.

Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani.

Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”

Artikulli paraprakNDREU SFIDË BERISHËS: I PASTËR NË 5 BREZA, LË POLITIKËN NËSE GJEN GJË
Artikulli tjetërVRASJA E EKSTREMISTIT GREK, ISH-MINISTRI I JASHTËM: TË NJËJTËN GJË DO TË BËNTE EDHE POLICIA AMERIKANE