Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka reaguar mbi vdekjen e njërit prej dy viktimave të aksidentit të ndodhur orët e para të mëngjesit në fshatin Djaç.

Gentian Toma, ishte shumë herët për ty me ikë..! Do i mungosh familjes por dhe ne. Të kishim shok të mirë, krah të fortë. Nje djalë me vlera që do e kujtojmë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku im!

Në aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, dy të rinj të identifikuar si Gentian Toma, 32 vjeç dhe Robert Ejlli, 25-vjeç, gjetën vdekjen pasi u përplasën me një kamion.