Dy deputetët e PS Namik Kopliku e Mimoza Hafizi përmes ironisë e sarkazmës i janë shmangur situatës të nxehtë gjatë mbledhjes së asamblesë së PS qytet. Edhe pse deputeti Kopliku zhvilloi një debat me Keti Bazhdarin, pas mbledhjes tha se është ndër miket e tij më të mira ndërsa nuk dha një mendim për asamblenë.

Nga ana e saj deputetja Hafizi u shpreh se merr përsipër përgjegjësinë e saj për humbjen e Bashkisë Shkodër ndërsa asamblenë e quajti shumë të këndshme. Dy deputetët Kopliku e Hafizi morën jo pak kritika gjatë zhvillimit të asamblesë me pretendimin se nuk janë angazhuar siç duhet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, ZHVILLOHET ASAMBLEJA PËR BASHKINË
Artikulli tjetërAKUZA DHE DEBATE NË ASAMBLENË E PS SHKODËR