Ai që lëshoi akuza në mënyrë direkte për situatën e krijuar një ditë më parë nga përmbytjet në spital është deputeti i PD Bardh Spahia.

Sipas tij përmbytja nuk erdhi nga bllokimi i kolektorëve sepse uji ka depërtuar nga pjesa e sipërme në një kohë kur para dy vitesh ka përfunduar faza e tretë e rikonstruksionit në spital.

E gjitha kjo vjen nga keqmenaxhimi nga ana e qeverisë sipas deputetit Spahia i cili akuzoi edhe për një sërë problematikash të tjera në spitalin e Shkodrës siç është mungesa e ilaçeve.

Deputeti i PD foli edhe për ndryshimet e shumta të drejtorëve në spitalin e Shkodrës duke i quajtur si ç’orientim total.

Më përpara deputeti Bardh Spahia ndau rreth 40 minuta kohën me disa prej mjekëve të spitalit të Shkodrës duke folur sëbashku rreth problematikave atje.