Zëdhënësja e grupit parlamentar të SYRIZA dhe deputete e Korfuzit Fotini Vaki ka dënuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz.

“Është padyshim një krim me një karakter shumë te theksuar racist,” tha deputetja në radion e Agjencisë Zyrtare te Lajmeve ANA-MPA duke iu referuar vrasjes se një punëtari shqiptar në Dragotena Lefkimi ku autori i krimit ishte përfaqësuesi zgjedhor i Agimit të Artë ne zgjedhjet e fundit.

“Një tjetër emigrant bëhet viktimë e racizmit. Një klimë e tillë shkaktoi incidente raciste dhe ksenofobe, ku koka turku u bënë emigrantët.

Fatkeqesisht aty u krijuan temperaturat e duhura për të ngrohur dhe lindur vezët e gjarpërit, u gjet vend i përshtatshëm që të shfaqeshin trashëgimtarët ideologjike të nazizmit, sepse autori ishte përfaqesues zgjedhor i Agimit te Arte në zgjedhjet e fundit” deklaroi Zonja Vaki.

Ajo tha se këtë vrasje e vendos në klimën e ditës, sepse rasti ishte një mosmarrëveshje verbale në një kafene për çështjen e Maqedonisë.

Zëdhënësja e grupit parlamentar te SYRIZA-s u ka bërë thirrje të gjitha partive të izolojme fashizmin dhe jo thjesht të dënojme dhunën pasi përndryshe do të këtë edhe viktima të tjerë në të ardhmen

PUBLICITET