Spanja ka dal vetëm me një pikë nga takimi i “Fisht Olympic Stadium” me “La Roja” që pavarësisht përmbysën disavantazhin e pjesës së parë, perla e Cristiano Ronaldos nga goditja e dënimit, bëri që rezultati të siglosej në 3-3.

Një takim i nisur në mënyrën më të keqe të mundshme nga ana e të besuarve të Fernando Hierro që e panë vetën në disavantazh të një goli vetëm pas katër minutash.

Ishte ylli i kampionëve në fuqi të Evropës, Cristiano Ronaldo që pasi e fitoi e shndërroi po vetë në gol një 11 metërsh. Pësimi i golit duket se zgjoi Spanjën, që nisi të shikoj para. Por kjo bëri që të linte hapësira të mëdha pas, me Guedes që nuk arriti të dyfishoi shifrat.

Portugalia e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2-1, me dy gola të Ronaldos, ndërsa Diego Costa ishte autori i rrjetës së spanjollëve. Në pjesën e dytë Spanja barazon. Është përsëri Diego Costa që e dërgon topin në rrjetën e portugezëve, 2-2.

Spanja përmbys në të 58’, ku ylli i Realit, Nacho, shënon një supergol.
Por mendon Ronaldo për Portugalinë. Goditje dënimi dhe CR7 ekzekuton mjeshtërisht, duke e dërguar topin në trekëndësh, për të barazuar 3-3.

Artikulli paraprakNIS PROTESTA PËR TEATRIN, ARTISTËT I BËJNË THIRRJE RAMËS: TËRHIQU NGA LIGJI
Artikulli tjetërHEROINË NGA HOLANDA NË FRANCË, PRANGOSEN 6 SHQIPTARË