Kandidati i Partisë Demokratike Bardh Spahia zgjodhi rajonin nr. 1 për të bashkëndarë programin e PD-së me bizneset e vogla.

I shoqëruar nga të rinj të shumtë dhe anëtarë të kësaj partie, Spahia i nisi takimet tek sheshi “Demokracia” në drejtim të zonës së Rusit për t’u njohur me problematikat e shumta të qytetarëve.

Kandidati Spahia ftoi qytetarët të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai shpalosi programin e së djathtës, e cila përfshin uljen e TVSH-së, zhvillimin e industrisë, mbështetje financiare për fermerët dhe studentët.

Prej disa ditësh kandidatët e Partisë Demokratike në Shkodër kanë nisur takimet me qytetarët dhe pronarët e bizneseve për t’iu ofruar si alternativë programin e së djathtës.

Premtimet e Partisë Demokratike në këtë fushatë elektorale përfshijnë mbështetje për të gjitha shtresat me qëllim kryesor rritjen ekonomike të vendit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE