Grupi parlamentar i PD dhe i LSI kanë depozituar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku,

për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës këtë të hënë mban firmën e krerëve të grupit parlamentar Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Sipas PD dhe LSI, Arta Marku kualifikoi Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të hapjes së Dosjeve.

Në dokumentin e depozituar në organin e akuzës së kryeqytetit kërkohet që të nisë procedimi penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre lidhur me rastin e Bujar Sheshit, si dhe pezullimin nga detyra të saj.

Artikulli paraprakDREJTUESJA E ‘DOSJEVE’: NUK KA NGATËRRIM PËR SHESHIN, JANË KAPUR EDHE 30 ZYRTARË TË TJERË
Artikulli tjetër90-VJETORI I LINDJES SË REGJISORES, XHANFISE KEKO