Pastrimi I mbeturinave në qytetin e Shkodrës vazhdon të mbetet një problematikë që nuk gjen zgjidhje. Kështu, një pjesë e lagjes “Dërgut” është kthyer në landfill të përmasave të vogla ku banorë të papërgjegjshëm të zonës por jo vetëm, depozitojnë mbeturinat inerte dhe urbane. Prej pak vitesh, kjo zonë ka marrë pamje tjetër si shkak I mungesës së mirëmbajtjes nga ana e institucioneve përgjegjëse të cilët nuk kanë ushtruar as kontrolle

sa I përket ndëshkimit ligjor të qytetarëve të cilë si pa dashje kanë krijuar një pikë grumbullimi mbeturinash në mes të një zone mjaft të banuar. Disa qytetarë, jashtë kameras tregojnë se e kanë të pamundur të hapin dritaret e shtëpive të tyre si shkak I erës së rëndë të cilën mbajnë këto mbeturina në pjesën më të madhe të kohës. Gjithashtu ka raste kur qentë endacakë,

në kërkim të ushqimit I hapin mbeturinat në gjatësinë e rrugës duke e përkeqësuar më shumë situatën. Përmes pamjeve duket qartë që në këtë zonë nuk pastrohet as bimësia e cila ka bllokuar një pjesë të konsiderueshme të zonës e cila mund të shfrytzohej si lulishte për fëmijët e kësaj lagje.

Me sipërfaqe të konsiderueshme, kjo zonë vetëm si landfill nuk duhej të përfundonte për aq kohë sa institucionet janë angazhuar në krijimin e hapësirave të gjelrbra për komunitetin. Një situatë e tillë, vështirë të marrë zgjidhje për aq kohë sa qytetarët dhe bizneset informale nuk ndërgjegjësohen për dëmin mjedisor që shkaktojnë.

Artikulli paraprak90 VITE NGA VRASJA E FRANÇESKANIT AT SHTJEFËN GJEÇOVI
Artikulli tjetërRRUGA E AMORTIZUAR, PENGESË PËR LËVIZJEN E AMBULANCËS