Astrit Hani, një prej personave të mbijetuar nga konflikti i një dite më parë në Shëlli të Matit, ku tre persona humbën jetën ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarje.

Nga spitali, ku ai po mjekohet pasi ka marrë dy plumba në këmbë thotë se kishte dëgjuar që autorit ti thoshtë kolegëve të tij “do ta mësoni shpejt se kush jam”.

Ai tregon se ishte duke riparuar një defekt të makinës në kohën kur kishte dëgjuar konfliktin.

“Tre orë para ngjarjes Kujtim Koxha ishte në lokal me Hamit Buçin. Kur ndodhi konflikti verbal isha duke rregulluar makinën, nuk e mësova arsyen”, është shprehur ai.

“Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti lart automatikun.

Në tentativë për t’ia larguar automatikun nga duart, plumbat prekën tavanin”, ka thënë ndër të tjera Astrit Hani.

Artikulli paraprak18-VJEÇARI PLAGOSET ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërKOMISIONERI PUBLIK ANKIMON VENDIMIN, KËRKON SHKARKIMIN E XHEZAIR ZAGANJORIT