“GRUAJA TEK GRUAJA” AKTIVITET SENSIBILIZUES KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE.Fushata e Aktivizimit e organizatës “Gruaja tek gruaja” kundër dhunës ndaj gruas ka vijuar edhe ketë te hëne ne sheshin “Luigj Gurakuqi” te qytetit te Shkodres.

Aktivistet e kësaj organizate kane krijuar nje lloj ekspozite me dëshmi te grave te dhunuara nen tematiken “Dëshmitare te heshtura, trego historinë time, mbaj mend emrin tim”. Kjo ekspozite shoqërohej nga nje heshtje totale dhe tingujt e muzikës se lehte qe përmes vargjeve përcillnin mesazhe te forta sensibilizuese kundër dhunës. Ky aktivitet solli deshmi reale te viktimave te dhunes ne nje forme te veçante duke synuar ngritjen e vetëdijes  për çështjen e dhune me baze gjinore  duke rikujtuar se ky problem eshte ende i pranishëm dhe duhet te marre vëmendjen e duhur. Ndërkohe kjo fushate e aktiviteteve sensiblizuese kundër dhunes me baze gjinore do vazhdoje duke shpresuar se sadopak mesazhet sensibilizuese do mberrije ne veshin e duhur duke parandaluar, minimizuar apo zhdukur kete fenomen i cili vijon te shkaterroje familje e jete te pafajshme .

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/spktn3qS0GQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]