Dy prej dëshmitarëve të 14 janarit 1990, ditës kur në Shkodër u tentua rrëzimi i bustit të Stalinit e kujtojnë atë ditë si një prej më të vështirave që mund të kenë përjetuar ndonjëherë.

Gjovalin Rrolba dhe Tonin Dema rrëfejnë sot pas 29 vitesh tmerrin që u përjetua asakohe nga regjimi monist.

Sot pas 29 vitesh ata që sakrifikuan për lirinë dhe demokracinë e qytetarëve të tyre janë të zhgënjyer.

Shumë prej atyre emrave të cilët kontribuan në ngjarje të tilla si 14 janari 1990 janë lënë në harresë të plotë ndërsa gradualisht këto data të rëndësishme jo vetëm për Shkodrën por për Shqipërinë po tentohet të mënjanohen.

PUBLICITET