Dedë Pjetri është një prej dëshmitarëve në aksidentin me pasojë vdekjen në qendër të Gurit të Zi. Ai tregon momentin kur ka dëgjuar përplasjen e makinës me motorin e viktimës Njac Rroku.

Në aksin Guri i Zi Shkodër shprehet Pjetri është e domosdoshme vendosja e kufizuesve të shpejtësisë sepse në atë aks ecet me shpejtësi të madhe gjë e cila sjell më pas aksidentet.

Në vendin ku ndodhi sot aksidenti është shkolla e njësisë Guri i Zi. Çdo ditë aty kalojnë qindra nxënës ndërsa mungon sinjalistika.

Pavarësisht se është një qendër e banuar, Fran Marku është një tjetër banor i cili tregon se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Disa herë është kërkuar marrja e masave për kufizuesit e shpejtësisë në aksin Shkodër-Guri i Zi por deri më tani vazhdon të mbetet një prej akseve më të rëndësishme.