Albert Veliu, ‘dëshmitari X’ në videon e PD-së rrëfen njohjen e tij me vëllanë e ministrit Fatmir Xhafajt.

Albert Veliu tha se me Agronin është njohur në Itali, teksa të dy punonin në trafikun e drogës.

Ai thotë se me të ka pasur një qejfmbetje në kohën kur ka rënë në burg, dhe Agroni në Shqipëri ishte shndërruar në një biznesmen të fuqishëm.

Ai ka treguar se 30 minuta pasi ka dalë video, djali i ka shkuar shefi i krimeve në Vlorë dhe i ka thënë që ‘do ta ruajmë babain’.

‘Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë,

vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait’, tha Albert Veliu.

Artikulli paraprakI ARRESTUARI PËR VJEDHJE GJENDET I VDEKUR NË QELI, PROKURORIA NIS HETIMET
Artikulli tjetërPËRDHUNIMI I DËSHTUAR, FLASIN FAMILJARËT: DJALI PO VILTE DOMATE