Pas kthimit nga Sofja, nga Rinasi kryeministri Edi Rama foli për negociatat, por edhe aktualitetin politik në Shqipëri, referuar akuzave të PD për Xhafajn.

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar dhe pse një ditë më parë, Albert Veliu doli publikisht duke thënë se gjithçka është folur në atë përgjim është e vërtetë.

Kryeministri nuk pranoi të tregonte agjencinë e specializuar që përmendi në mbledhjen e grupit për autenticitetin e përgjimit.

Rama konfirmoi sërish se Xhafaj do të qëndrojë në detyrën e ministrit, duke e quajtur gjithë situatën një sabotim të mirëfilltë të opozitës.

Sa I takon asaj se cfare u diskutua ne Samitin e Sofjes, Rama tha se tema e diksutimit ne samit nuk ishte ajo cfare I intereson shqiptareve por kryeministri u shpreh optimist ne ne qershor, 27 vendet e Bashkimit Europian do te votojne pro hapjes se negociatave per vendin tone.