“Dëshmoj” (unë, hija dhe vuajtja) është titulli I librit të fundit që vjen si ribotim I shkrimtarit shkodran Viktor Martini I cili përmes 210 faqeve risjell një realitet politik të hidhur për të. Ai tregon se në moshën 16 vjeçare për shkak të persekutimit politik të asaj kohe, u internua në burgun e Burrelit, nga ku ka marrë shkas të shkruajë historinë e tij.

Shkrimtari Martini bën një krahasim të krizës politike nga rinia e tij me atë çfarë po ndodh sot.

Autori I librit “Dëshmoj” Viktor Martini I bën thirrje të rinjve shqiptarë që të mbështeten tek arsimi dhe jo te partitë politike për të ndërtuar të ardhmen.

Deshmia e Viktor Martin vjen si një dëshmi e gjalle në librin e tij ku cdo rresht I shkruar mbart ne vetevete një peshe emocionale ku autori arrin që lotët e vuajtjes t’i kthejë në rreshte përjetesi në librin “Dëshmoj”

Artikulli paraprakSITUATA POLITIKE, HYRJE TË PAKTA NË KUFI
Artikulli tjetërRAMA E SHKARKOI PËR DJEGIEN E KZAZ-SË NR.6 NË SHKODËR, MERRET NË PYETJE ZEF HILA: NUK KAM QENË ATY