Nuk ka revolucion te kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit historik në Botëror, ku kampionët në fuqi u larguan që në grupe.

Pas disa ditësh reflektim, federata gjermane vendosi të vazhdojë ciklin me Joachim Löw në stol.

Trajneri, fituesi i Kupës Botërore në 2014, para se të fluturonte në Rusi, kishte rinovuar deri në vitin 2022 dhe kështu që do të vazhdojë të drejtojë pancerat.

Low duhet të ndërtojë ekipin e ri për Euro 2020 dhe për Botërorin 2022 në Katar.