Një pronar shtëpie hapi zjarri ndaj tre hajdutëve të rinj të armatosur që u përpoqën të hynin në shtëpinë e tij. Pronari i pa ata nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë tre të rinjtë që sulmojnë derën kryesore të banesës që kishin pikasur për të vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-ve, më 12 shkurt.

Megjithatë, hajdutët largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas një të shtëne me armë nga ana e pronarit, që priste në anën tjetër të derës.

Gjatë arratisjes, njëri prej tyre rrëzohet dhe ngrihet për t’u larguar me shpejtësi.