SHTETËSJA ÇEKE ËSHTË PLAGOSUR AKSIDENTALISHT NGA PLUMBAT.
Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së turistes çeke ditën e enjte  në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, ai është shtetasi me inicialet S.H. 31 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga forcat blu.

Ai akuzohet se mesditën e djeshme ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri turisten çeke Martina Mala 26 vjeç. Sipas efektivëve blu të Shkodrës, në shënjestër të 31 vjeçarit shqiptar,  ishte një person tjetër, por që atentati i dështoi duke plagosur turisten çeke.Nga hetimet paraprake bëhet e ditur, se tentativa e vrasjes nga ana e 31 vjeçarit ka ardhur si pasojë e konkurencës në biznes për shezlonget në plazhin e Velipojës. Ditën e Enjte, shtetasja çeke, Martina Lala, mbeti e plagosur me armë zjarri, teksa po qëndronte në një lokal në Velipojë, si pasojë e një atentati të dështuar për vrasje.Megjithatë, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia shoqëroi nje dite me pare 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/xriMng8DKOM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]