Ne Gjykaten e Larte sot nuk eshte zhvilluar seanca e radhes ne ngarkim te Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit.

Shkak per kete shtyrje séance ne nje date tjeter eshte bere mosformimi i Kolegjit Penal. Dy nga gjyqtaret e kesaj ceshtje, Evelina Qirjako dhe Arjana Fullani, kane lene detyren ne fund te korrikut pas perfundimit te mandatit si gjyqtare te gjykates se larte. Pervec kesaj gjyqtarja Qirjako ishte dhe relatore e ceshtjes.

Ne keto kushte peseshja e gjyqtareve ka mbetur e paplote per zhvillimin e procesit, qe po shtyhet prej 5 muajsh. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami jane akuzuar per kallzim te rreme. Sipas prokurorise, te pandehurit kane fabrikuar prova me qellim nisjen e ndjekjes penale per ish kreun e Kuvendit, Ilir Meta

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I TARIFËS SË PASTRIMIT
Artikulli tjetërPREFEKTURA SHKODËR NË “SITËN” E AUDITIT