Ishte parashikuar qe gjithcka te mere rruge, kete te shtune ne Bashkine Vau Dejes, por mbledhja per konstituimin e Bashkise Vau Dejes ka deshtuar. Shkak ka qene, mos njoftimi ne kohe I keshilltareve te zgjedhur, nga sekretari I Keshillit te Bashkise Vau Dejes, I cili nuk ka zbatuar ligjin. Pavaresisht se te gjithe ishin gati per ti dhene rruge Konstituimit te Bashkise, ne prezencen edhe te prefektit te Shkodres,

ky I fundit ka deklaruar se kjo mbledhje nuk mund te zhvillohet pasi nuk respektohet ligji. Nje tjeter, pike ne te cilen binte poshte mbledhja e konstituimit ishte edhe mos dorezimi I vulvae nga njesite vendore, dhe per kete prefekti I ka lene 24 ore afat, te gjitha njesive te dorezojne vulat, ne te kundert do te nisin edhe procedimet penale. Te pranishem ne kete mbledhje kane qene 11 keshilltaret e djathte, nderkohe qe pas fillimit te mbledhjes kane mberritur edhe keshillitaret e levizjes socialsite per integrim, por kjo mbledje eshte bojtuar nga keshilltaret e Partise Socialsite, Partise Social Demokratike dhe Partise Demokristiane, cka hedh dyshime per nje organizim te qellimshem mes tyre dhe sekretarit te keshillit te Bashkise Vau Dejes, per te deshtuar kete mbledhje, megjithate duket se ky deshtim nuk do te zgjase, sepse prefekti Shkodres ka urdheruar qe kjo mbledhje te zhvillohet pas tre ditesh, dhe sic mesohet mbledhja eshte lene te merkuren ne oren 10.

PUBLICITET