INTERPOL ka zgjedhur kreun e ri. Ai është Kim Jong Yang nga Koreja e Jugut, ndërsa do të marrë drejtimin si President i INTERPOL.

Kandidat favorit ishte rusi Aleksandër Prokopçuk, por në fund Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se SHBA mbështet fuqishëm Kim Jong Yang.

Pas votimit të 192 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që u zhvillua në Dubai Yang u shpall fitues.

Ndërkohë që Kosova dje nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Kërkesa e saj u hodh dy herë radhazi në votim. Herën e parë në votimin e hapur, nga 156 vende që morën pjesë në votim, 76 mbështetën Kosovën, 56 ishin kundër ndërsa 22 abstenuan.

Në raundin e dytë të votimit që ishte i fshehtë, Kosova mori mbështetjen e 68 vendeve, kundër ishin 51, ndërsa abstenuan 16 nga 135 vendet që morën pjesë në votim duke mos marrë dy të tretat e votave.

Artikulli paraprak“DO TË TË GJEJ DHE DO TË TË VRAS”, ‘BABAGJYSHI’ KËRCËNON VOGËLUSHEN 3-VJEÇARE (VIDEO)
Artikulli tjetërMOS ANËTARSIMI NË INTERPOL, DAÇIÇ: KU JANË ATO 116 SHTETE QË E NJOHIN KOSOVËN?