Deputetja e PS, Adelina Rista, ka dalë kundër këshilltarëve të LSI, të cilët kanë braktisur partinë e tyre duke iu bashkuar PS. Deputetja socialiste i cilëson këta këshilltarë kameleonë interesaxhinj e burracakë, që sipas saj, qëndrojnë në çdo kohë si këpusha mbi trup të PS.

Ligjvënësja kërkon që këta këshilltarë të bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e LSI, të largohen dhe më pas të trokasin në derën e PS, të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie. Ndërsa ironizon me arsyetimin e tyre se janë të zhgënjyer nga LSI ndaj dhe po largohen, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e tyre.

… Të zhgënjyer???!!! … Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! … Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë palagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës… Fenomeni LSI!…… Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet… #FenomeniLSI#