Pas dëmtimit të Frederik Veselit dhe Ylber Ramadani, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci do të detyrohet të bëjë edhe një tjetër zëvendësim.

Bëhet fjalë për portierin Alban Hoxha, i cili është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit. Për ta zëvëndësuar, Panucci ka thërritur për t’ju bashkangjitur skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë ditën e sotme drejt Tel Avivit rreth orës 15.30, ndërsa në orën 19.45 të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit.

Ndeshja që do të luhet ditën e nesërme në Beer Sheva ndaj Izraelit, është e rëndësishme për fatin e Kombëtares në Ligën e Kombeve.