Një rrjet trafikantësh italianë e francezë dhe disa shqiptarë janë arrestuar në portin e Cherbourg në Francë.

Aksioni policor është bërë gjatë natës mes 14 dhe 15 qershorit. Shqiptarët, të ndihmuar nga italianët e francezët po përgatiteshin për kaluar kanalin drejt Anglisë.

Mes tyre janë edhe dy skafistë italianë, katër trafikantë dhe disa emigrantë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe një grua e dy fëmijë të vegjël.

Tre persona janë identifikuar si ‘shoferë’.Të gjithë janë vendosur në paraburgim në Cherbourg. Hetimi filloi disa javë më parë në Boulogne-sur-Mer (Pas-de-Calais).

Kontrabandistët ishin të njohur për policinë.Policia në kufi, e mbështetur nga xhandarët dhe doganat koordinuan operacionin. Ata gjendje parandalonin daljen e varkës në det.

Këta emigrantë donin të arrinin Anglinë me një varkë të vjedhur.Prokurori i Boulogne sur Mer tha se rasti është dërguar në zyrën e prokurorit të Lille, i cili ka juridiksionin për këtë çështje.

Ky është një rast i rrallë, por jo i panjohur në zonën e Cherbourg.