Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka cilësuar të shëmuar atë që ndodhi në Kamëz,

ku u dhunua arbitri pasi akordoi një penallti pro Laçit në fund të kohës shtesë.

Ai i kërkoi policisë së shtetit që të ndërhyjë për të siguruar rendin në stadiume.

“Policia duhet të ndërhyjë në stadiume. Nuk jemi Anglia apo Norvegjia që të kemi nivel të lartë.

Duhet të jemi realistë për nivelin e shoqërisë shqiptare. Ajo që ndodhi në Kamëz ishte e shëmtuar” përfundoi Duka.