Dhuna ndaj biznesmenit libanez – Kompania tërheq investimin 450 mln$ në Gjiri i Lalzit

Kompania Omnix Albania tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalzit. Vendimi vjen pas sulmit të datës 10 shtator ndaj biznesmeni libanez, Fadi Mitri. “Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta. I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqëve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë”. Ky akt i rëndë kriminal, thuhet më tej në deklaratën e kompanisë, ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalzit. Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj. Projekti gjigand, thotë kompania, synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti japte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan. Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar.