POLICIA FILLON NDJEKJE PENALE PËR VEPRËN PENALE TË AKTEVE TË TURPSHME

Problemet e dhunes ne familje vijojne te jene prezente ne shkoder keshtu me date 3.8.2014 U leshua Urdhëri i mbrojtjes, ndaj shtetases H. M., vjeç 25, banuese në Fshatin Kosmaç, Komuna Bushat  Shkodër, pasi  dhunohej në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ermir M., vjeç 25, banues në Fshatin Kosmaç, Komuna Bushat  Shkodër.

Nderkohe po ne kete date filloi procedimi penal ndaj shtetasit K. G., vjeç 23, banues në Pukë pasi ka kryer vepra  të turpshme me dhunë me një shtetase të mitur. Ështe bërë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Tjeter procedim penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj shtetasit ndaj shtetasit  S. T., vjeç  47, banues në Pukë, pasi  duke drejtuar mjetin Tip Wolswagen, në aksin rrugor Fushë Arrëz – Gjegjan, pranë vendit të quajtur “Kthesa Vorfit”,  Fshati Gojan Pukë, ka dalë nga rruga me mjet,  duke rënë poshtë rreth 10 metra. Ju dha ndihma e parë mjeksore pranë Spitalit Pukë, dhe u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, jashë rrezikut për jetën.

 

 

 

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/luENlNbxX1U” frameborder=”0″ allowfullscreen ]