PRESIDENTI I UEFA-s DEKLARON SE VENDIMI DO TË JETË I PAVARUR.Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, me rastin e publikimit të librit të tij “Football Talk” ka dhënë të enjten një intervistë për radio France Info.

Gjatë kësaj interviste Platini fokusohet dhe tek ndeshja e shumëpërfolur, Serbi – Shqipëri.“Është e turpshme ajo që ndodhi mes Shqipërisë dhe Serbisë”- deklaroi, për gazetaren e France Info, Michel Platini, ndërsa nuk ka dëshiruar të vë gishtin tek njëra palë apo tek tjetra.Platini, një nga përfaqësuesit më të lartë të futbollit në botë, u shpreh gjithashtu i sigurt se fajtorët do të ndëshkohen ndërsa deklaroi dhe se pritet një raport i detajuar i gjygjtarit, delegatëve dhe zyrtarëve të sigurisë.“Po presim raportin e gjyqtarit, të delegatëve dhe zyrtarëve të sigurisë që ishin dërguar enkas për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste ndeshja. Më tej, Komisioni Disiplinor do të marrë vendimet. Ai është një ent i pavarur dhe vetëm ai mund të vendosë”- deklaroi për France Info Platini.Gjithsesi, kreu i UEFA, ka dashur të largojë peshën e deklaratave “bombë” të ditëve të mëparshme, duke dhënë garanci mbi pavarësinë e Komisionit Disiplinor të organit që drejton.

 

Artikulli paraprakPLOTËSIMI I KQZ-SË, LLËSHI APEL POLITIKËS
Artikulli tjetërPUTIN – POROSHENKO, DAKORT PËR GAZIN