Policia e Ebasanit arrestoi një grua 40-vjeçare me akuzën se ka dhunuar vjehrrën e saj. Në pranga ka rënë Xhevahire Qoshku, banuese në fshatin Labinot Katund.

Policia sqaron se “ndalimi i saj, u bë pasi më datë 08.09.2017 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q., 69 vjeçe”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE