Arrestohen dy persona nga policia e Vlorës, për shkak se ushtronin dhunë në familje, ndërsa njëri prej tyre mbante edhe armë në shtëpi.

Në pranga janë vënë 38 vjeçari me inicialet A. D dhe 46 vjeçari me inicialet S. S.

Sipas policisë, arrestimi i 38 vjeçarit është bërë pasi ditën e djeshme, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, për motive të dobëta.

Ndërkaq, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” atij i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë.

Nga ana tjetër, arrestimi i 46 vjeçarit është bërë pasi ditën e djeshme dyshohet, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj 30 vjeçares (kunatës), për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” në ngarkim të shtetasit A.D.

Artikulli paraprakARRESTOHET ISH-PRESIDENTI I UEFA-S MICHEL PLATINI
Artikulli tjetërHAHN E PRANON: KRIZA POLITIKE KA NDIKUAR TE DISA NGA VENDET E BE PËR NEGOCIATAT